!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on

Go down 
AuthorMessage
lumi-g

lumi-g


Numri i postimeve : 70
Join date : 2009-06-20

Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on Empty
PostSubject: Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on   Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on I_icon_minitimeSat Jun 20, 2009 7:00 am

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai është takuar me kolegun e tij të Interit, Massimo Morattin, pasi strategu i nerazurëve, Jose Mourinho, interesohet për Samuel Eto’o.
“Takimi me presidentin e Interit, Massimo Moratti, ishte pasi trajneri i Interit, Jose Mourinho, e dëshiron Samuel Eto’on”, ka thënë Laporta.

“Për transferimin e Ibrahimovic nuk kemi marrëveshje. Ne do të përpiqemi ta rinovojmë marrëveshjen me Eto’o, por jo me çfarëdo çmimi. Shumë klube e dëshirojnë atë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi ta mbajmë, por kjo varet nga dëshira e dyja palëve, pasi kemi një strukturë të pagave e cila duhet të respektohet”, ka shtuar Laporta.

“Në këtë kohë krize duhet të jemi shembull, shpresoj se Samuel do të kuptojë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, ka shtuar spanjolli.

Laporta po ashtu ka thënë se Lionel Messi do të ketë një përmirësim të pagës, për shkak të kontributit të tij në ekip.
Back to top Go down
 
Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Saha nuk dëshiron të largohet nga Evertoni
» Pato dëshiron të kalojë te Chelsea
» West Ham dëshiron ta huazojë Balotellin
» will.i.am dëshiron ta lansojë duetin me Jackson
» Borriello dëshiron ta përfundojë karrierën te Milan

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Diskutime te Ndryshme :: Sport-
Jump to: