!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 DVD policor për fëmijë se si t’i njohin terroristët

Go down 
AuthorMessage
lumi-g

avatar

Numri i postimeve : 70
Join date : 2009-06-20

PostSubject: DVD policor për fëmijë se si t’i njohin terroristët   Sat Jun 20, 2009 11:37 am

DVD-ja “Si të njihni terroristët” për nxënës të shkollave fillore i nxit ata t’i lajmërojnë prindërit apo mësuesit nëse dikush planifikon apo flet ndonjë gjë për aktivitete terroriste.

Policia nga Lancashire ka shpërndarë disqe DVD tek nxënësit e shkollave fillore për t’i mësuar se si të dallojnë një sulm potencial terrorist.

Kafshët e animuara do të mësojnë britanikët e vegjël për rreziqet e fundamentalizmit. Njësia policore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm shpreson se kështu do t’i mësojë fëmijët mbi terrorizmin në mënyrë të pranueshme. Fëmijët i inkurajojnë që të njoftojnë dikë nëse mendojnë se kolegët e tyre të shkollor shfaqin pamje ekstreme.

Luani i animuar sqaron se si terroristët mund të duken si njerëz normal. Fëmijët nga shkolla fillore Belmont në Bolton do të janë të parët të cilët do të shohin këtë DVD.

“Nuk duam të frikësojmë askënd. Por, fëmijët sot kanë qasje më të madhe në media se më herët”, ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.
Back to top Go down
View user profile
 
DVD policor për fëmijë se si t’i njohin terroristët
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Simon Bisley: Death of a Terrorist!

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Kuriozitete-
Jump to: