!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Gjendet pronarja e xhekpotit

Go down 
AuthorMessage
lumi-g

lumi-g


Numri i postimeve : 70
Join date : 2009-06-20

Gjendet pronarja e xhekpotit Empty
PostSubject: Gjendet pronarja e xhekpotit   Gjendet pronarja e xhekpotit I_icon_minitimeSat Jun 20, 2009 11:52 am

Studentja nga Australia perëndimore ka kontrolluar tiketat e vjetra të lotarisë dhe ka kuptuar se para dhjetë muajsh ishte tërhequr numri i saj dhe ishte pikërisht ajo e cila kishte fituar 13 milionë dollarë australianë.

Gruaja rreth moshës së tridhjetave ka fituar 13.185.273 milionë dollarë australianë (afro 7.5 milionë euro) me tiketën e lotarisë të cilin ia kishte dhuruar baba i saj.

Tiketa ishte tërhequr më 22 korrik të vitit 2008 për Oz Lotto jackpot, i cili në përgjithësi ishte 50 milionë dollarë.

Krejtësisht e pavetëdijshme se tiketa vlen një vit, fituesja me fat ka vendosur të kontrollojë nëse kishte fituar ndonjë shumë për të mundur ta ndihmojë familjen e saj.

"Jam zgjuar sot e brengosur për situatën time financiare", ka deklaruar ajo për Lotterywest.

"Më shtyu diçka të kontrollojë tiketat dhe mendova, nëse fitoj diçka, mund t’i ndihmoj nënës dhe babës", ka shtuar ajo.

Fillimisht ka menduar se ka fituar vetëm 13.000 dollarë, e kur ja kanë treguar shumën e vërtetë, mezi ka arritur të qëndrojë në këmbët e veta.

"Disa herë i kam kontrolluar presjet dhe vendet decimale dhe atëherë e kam kuptuar. Gjithmonë më kujtohet se si nëna më kishte thënë se nëse fitoj në lotari, më duhet ta pranojë atë qetazi", ka shtuar fatlumja.
Back to top Go down
 
Gjendet pronarja e xhekpotit
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Kuriozitete-
Jump to: