!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë

Go down 
AuthorMessage
lumi-g

lumi-g


Numri i postimeve : 70
Join date : 2009-06-20

Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë Empty
PostSubject: Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë   Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë I_icon_minitimeSat Jun 20, 2009 11:53 am

Babait indian të cilit ia ka falë Zoti vetëm shtatë vajza deri para 35 vitesh kishte vendosur të mos hedhë asnjë pikë uji në trupin e tij. Një magjistar i kishte thënë aso kohe se do t’i lindte djalë nëse nuk do të pastrohej.
Kailash “Kalau” Singh nga një fshat indian nuk ia ka ndier erën sapunit tashmë 35 vite, e pastrimin me ujë e zëvendëson me të ashtuquajturën higjienë e zjarrtë. Çdo natë qëndron në njërën këmbë pranë zjarrit, pi marihuanë dhe i lutet Zonjës Shiva, shkruan gazeta indiane “Hindustan Times”.

“Kjo është e njëjtë sikur të pastroheni me ujë”, u ka sqaruar gazetarëve Kalau sepse, gjoja, zjarri i shkatërron bacilet dhe infeksionet.

Kalau dikur ka udhëhequr një dyqan, mirëpo i ka ra biznesi sepse njerëzit nuk kanë dashur të hyjnë për shkak të, siç kanë thënë ata, “parimeve të sëmura” të tij.

Tani plaku 65-vjeçar Kalau ende nuk ka djalë. Punon fushat afër aeroportit lokal, në nxehtin më të madh mban nga dy jelekë dhe thotë se nuk do të pastrohet derisa të zgjidhen të gjitha problemet kombëtare.
Back to top Go down
 
Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Kishte qenë njëherë një djalë
» Tinejxheri zgjidh enigmën 300 vjet të vjetër
» I prishet martesa sepse duket si Clooney
» Këput penisin sepse nuk e lënë të martohet me atë që do
» Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Kuriozitete-
Jump to: