Britney anulon koncertin në Poloni
Britney Spears u ka kërkuar falje fansave në Poloni, pasi që ka anuluar koncertin e caktuar të mbahej në kryeqytetin e këtij vendi.
Princesha e muzikës pop është duke performuar nëpër Evropë si pjesë e turneut të saj “Circus”, ndërsa më 24 korrik është dashur të ndalej në Varshavë.
Mirëpo 27-vjeçarja është detyruar ta anulojë koncertin, pasi që menaxherët e saj nuk kanë arritur të zgjidhin një konflikt në lidhje me kontratën.
Kështu Britney ka komunikuar me fansat polonezë me anët të publicistit të saj duke kërkuar falje dhe duke iu premtuar se do të udhëtojë në vendin e tyre njëherë tjetër.
Ndërkohë, turneu evropian i Britney Spears përfundon më 26 korrik në Berlin të Gjermanisë.