!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Saimir Pirgu hap sezonin në Santa Fe

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Dannchee.hack

avatar

Numri i postimeve : 120
Join date : 2009-04-18

PostSubject: Saimir Pirgu hap sezonin në Santa Fe   Thu Jul 16, 2009 12:27 am

Në një tjetër skenë, një tjetër sukses, për të cilin shtypi shkruan çdo ditë. Pas realizmit të një vepre të vështirë, në krah të Placido Domingos, “Sirano De Barzherak” në skenën franceze, tenori Saimir Pirgu i është kthyer repertorit të tij.

Me rolin e Alfredos, në një prej operave më të njohura të Giuseppe Verdit, “Traviata”, Pirgu ka hapur sezonin operistik të Teatrit në Santa Fe, në Nju Meksiko. Në kryerolin e kësaj vepre, pra, të Violetës, interpreton sopranoja franceze, Nathalie Dessay, për të cilën ishte hera e parë që interpretonte këtë rol.

E duket se ka tërhequr menjëherë vëmendjen, kjo jo vetëm për shkak të interpretimit të saj, por edhe për hir të konceptit regjisorial, që e sillte veprën më në kohë. Shtuar këtu skenografinë, ku mungonin butaforitë klasike dhe veshjet plot kolorit të këngëtarëve lirikë. Kritika e ka thënë tashmë fjalën e saj.

Çifti Dessay-Pirgu ishin “Yjet e Santa Fe-së”. “Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, është vlerësuar për interpretimin e tij në rolin e Alfredos, që u shqua për ekspresivitet, lehtësi në interpretimin vokal dhe aktrim të gjallë, në disa skena të veçanta të operës”, shkruan një e përditshme.

Për Mike Silverman i “Associated Press”, Pirgu ofroi një performancë të admirueshme me zërin e tij tërheqës, të fortë dhe konfidencial. Gjithashtu vlerëson dhe aktrimin e tij shprehës, sidomos në aktin e tretë, pasi ai ka poshtëruar publikisht Violetën.
Back to top Go down
View user profile
 
Saimir Pirgu hap sezonin në Santa Fe
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Santa Barbara d472 designed by Dorothy Thorpe for Crown Lynn
» SECRET SANTA PICS
» Secret Santa gives out $100 bills to help the poor
» Dear Santa...
» Evil Santa

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Diskutime te Ndryshme :: V.I.P-
Jump to: