!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Drilchoo.Hack

avatar

Numri i postimeve : 19
Join date : 2009-04-18

PostSubject: Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit   Sun Apr 19, 2009 8:05 am

çdo ditë pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe të dhëna në kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë në moment paraqitet kaos dhe filloni të harroni ku dhe çka keni ruajtur. Nëse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje për Windows, të cilat do t’ju ndihmojnë më së miri ta organizoni kompjuterin tuaj.
CCleaner

Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.

Revo Uninstaller

Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.

Auslogics Disk Defrag

Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.

Spybot - Search & Destroy

Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj.
Back to top Go down
View user profile
 
Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Mira Nair's "Monsoon wedding"
» A.Mira srecan rodjendan
» Pride's RP Character Creation/Selection
» A.Mira, srecan rodjendan
» Najbolje uvodne špice telenovela

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Diskutime te Ndryshme :: Teknologji, Automan, Informatik-
Jump to: