!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3

Go down 
AuthorMessage
Drilchoo.Hack

Drilchoo.Hack


Numri i postimeve : 19
Join date : 2009-04-18

Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 Empty
PostSubject: Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3   Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3 I_icon_minitimeSun Apr 19, 2009 8:06 am

Firefox 3, pas një pritjeje bukur të gjatë, kohë më parë është përfunduar dhe është lëshuar për shpërndarje. Pos dukjes së rifreskuar, në të mund të gjenden edhe shumë opsione të reja të cilat e bëjnë shfletimin e internetit më të rehatshëm.
Do t’i përmendim pesë risi të cilat sigurisht do t’ju hynë në punë shfrytëzuesve dhe vizitorëve të kohëpaskohshëm të faqeve të internetit si dhe shfletuesve të rryer të internetit.

1. Opsioni për zoom

Me shtypjen e thjeshtë të butonit Ctrl dhe shtypjen e njëkohshme në + apo – zmadhohet ose zvogëlohet pamja e faqes së uebit. Në Firefoxin e ri nuk do të zvogëlohet respektivisht zmadhohet vetëm teksti, por e tërë faqja, së bashku me fotografitë dhe përmbajtjet tjera. Shkronjat tepër të vogla, apo tepër të mëdha, më nuk do të duhet të janë një problem.

2. Shtimi në bookmarks me një klik

Firefox 3 në shirit me adresën e uebit shfaqë një yll, duke shtypur në të faqja e cila aktualisht është e hapur regjistrohet në bookmarks, në direktorinë 'Unsorted Bookmarks'. Ylli mund të jetë edhe verdhë edhe e bardhë, e kur të jetë e verdhë, atëherë nënkupton se faqja veçmë është e regjistruar.

3. Kërkimi i shkarkimeve (downloads)

Nëse shpesh shkarkoni materiale, e më pas gjendeni pak më vështirësi me shkarkimet tuaja, Firefox 3 do të mbajë mend të gjitha dosjet e shkarkuara dhe vendndodhjen e tyre në disk. Për t’u gjendur më lehtë, këtu është integruar edhe opsioni për kërkimin e shkarkimeve.

4. Vërtetimi i sigurisë

Me klikimin në ikonën në shiritin për paraqitjen e adresës shfrytëzuesi mund të marrë informata mbi sigurinë e faqes së internetit në të cilën gjendeni. Më shumë informata mund të gjenden duke klikuar në tastin 'More information'.

5. Etiketat (tags) për bookmarks
Koleksioni i bookmarks të secili shfrytëzues rritet nga dita në ditë dhe pa pastrim të rregullt, të gjendesh në mesin e tyre di të jetë bukur situatë e palakmueshme. Me shtimin e etiketave (tags) - çdoherë kur bëni bookmark u mundëson kërkimin me ndihmën e etiketave, që mund të jetë shumë më thjesht. Gjithashtu, tani e tutje në shiritin e adresës mund të shkruani vetëm etiketën dhe në përzgjidhje do të fitoni të gjitha faqet e mbajtura mend sipas asaj etikete
Back to top Go down
 
Shfletim më i rehatshëm me Firefox 3
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Diskutime te Ndryshme :: Teknologji, Automan, Informatik-
Jump to: