!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Vazhdojnë shpresat e Liverpoolit

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 21
Join date : 2009-04-18

PostSubject: Vazhdojnë shpresat e Liverpoolit   Sat Apr 25, 2009 12:12 pm

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim tek Hull City, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin e Premier League këtë sezon.

Pavarësisht paraqitjes inkurajuese të Hull në pjesën e parë të ndeshjes, ishte Xabi Alonso ai që hapi rezultatin disa çaste para fundit të pjesës së parë, me anë të një goditje prej 23 metrash.

Nikoqirët dështuan të rikthehen në lojë dhe kur Caleb Folan u përjashtua për shkak të një veprimi ndaj Martin Skrtel në minutën e 59-të, shpresat e Hull për të barazuar pësuan një goditje. Katër minuta më pas, Dirk Kuyt dyfishoi rezultatin për Liverpoolin (63’).

Vendasit ngushtuan rezultatin në 2-1 me anë të një goli të shënuar nga Geovanni në minutën e 73-të, por ishte sërish Kuyt që shënoi edhe një gol tjetër në fund të ndeshjes (89’), për t’i dhënë fitoren 3-1 të kuqve.

Me tre pikët e reja Liverpooli merr kreun e Ligës Premier me pikë të barabarta me United (74), që pas dy orësh mund të rimarrë kreun nëse nxjerr pikë ndaj Tottenhamit
Back to top Go down
View user profile http://forum-shqip.forum.st
 
Vazhdojnë shpresat e Liverpoolit
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Diskutime te Ndryshme :: Sport-
Jump to: