!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Edhe prostitutat e kanë ditën e tyre

Go down 
AuthorMessage
lumi-g

lumi-g


Numri i postimeve : 70
Join date : 2009-06-20

Edhe prostitutat e kanë ditën e tyre Empty
PostSubject: Edhe prostitutat e kanë ditën e tyre   Edhe prostitutat e kanë ditën e tyre I_icon_minitimeSat Jun 20, 2009 11:38 am

Qysh prej vitit 1975, 2 qershori shënohet si Dita ndërkombëtare e prostitucionit, kur të punësuarat në industrinë e seksit ngritin zërin për respektimin e të drejtave dhe profesionit të tyre.

Të punësuarat në industrinë e seksit nga qyteti i Sydneyt kanë vendosur që Ditën ndërkombëtare e prostitucionit, 2 qershorin, të protestojnë për shkak të çmimit të lartë të hapësirës së reklamimit në gazetat lokale.

Shoqata “Scarlet Alliance” që përfaqëson interesat e tyre, dëshiron që të votohet ligji kundër diskriminimit për t’u mbrojtur të punësuarat në industrinë e seksit, sepse vlerëson se aktualisht anëtaret e saj janë viktima të marrëdhënieve të pandershme të bankave, qiradhënësve, pushtetit lokal dhe reklamuesve.

Prostituta Ivy McIntosh vlerëson se shpalljet për njerëzit e “fushës” së saj të veprimit paguhen tepër shtrenjtë.

''Paguaj tepër për pesë centimetra të shkretë në një shpallje'', shkruan në deklaratën e saj.

''Prostitucioni është ligjor në New South Wales dhe pse atëherë m’i paguajnë qindra dollarë për një reklamë në gazeta lokale kur tjerëve u paguajnë më pak se 100 dollarë?”, ka shtuar ajo.

Të punësuarit në industrinë e seksit, të veshur në të kuqe dhe me ombrella të kuqe, kanë demonstruar para ndërtesës së parlamentit të Australisë në këtë ditë.
Back to top Go down
 
Edhe prostitutat e kanë ditën e tyre
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Fiton edhe Reali
» Edhe Chelsea ruan hapin
» Edhe LG bëhet me dyqanin e vet online
» Guardiola: Vetëm edhe gjashtë fitore

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Kuriozitete-
Jump to: