!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Del për cigare në ballkon, bllokohet në brekë e bluzë

Go down 
AuthorMessage
lumi-g

lumi-g


Numri i postimeve : 70
Join date : 2009-06-20

Del për cigare në ballkon, bllokohet në brekë e bluzë Empty
PostSubject: Del për cigare në ballkon, bllokohet në brekë e bluzë   Del për cigare në ballkon, bllokohet në brekë e bluzë I_icon_minitimeSat Jun 20, 2009 11:40 am

Një australian ka mbetur tri orë i bllokuar në ballkon pasi që ka dalë për ta ndezur një cigare. Dera i është mbyllur për shkak të aklimatizimit dhe më nuk ka mundur të hyj brenda...

Zjarrfikësit australianë kanë ardhur në ora nëntë të mëngjesit për të shpëtuar 41-vjeçarin Kyle Kim i cili nuk ka gjetur asnjë mënyrë për të hyrë prapë në banesën e tij nga ballkoni. Duke tymosur cigare e ka kuptuar se ishte bllokuar në katin e gjashtë të ndërtesës së tij në qytetin Darwin.

“I mbylla dyert sepse kisha aklimatizimin të aktivizuar. Papritmas dyert nuk mund të hapeshin më. Më pushtoi një ndjenjë shumë e keqe”, ka thënë ai.

I veshur vetëm në brekë të kaltra dhe bluzë ngjyrë hiri, Kim ka filluar të bëj panik sepse i është dashur të shkoj në punë në ora shtatë. Natyrisht, ai nuk e kishte as celularin me vete, prandaj kishte filluar t’i thërras kalimtarët nga ballkoni.

“Ka qenë një gjë e tmerrshme”, ka shtuar Kim.

Më në fund nga ndërtesa fqinje ka dalë një grua me emrin Rachel. E ka lutur atë të thërras për ndihmë. Pasi që kanë arritur policia dhe zjarrfikësit janë grumbulluar edhe një masë e madhe e njerëzve. Kim nuk ka mundur ta besojë pse janë grumbulluar aq shumë.

“Tani nuk po e ndiej veten aspak rehat në këtë banesë”, ka pranuar Kim i cili në qytetin Darwin është zhvendosur vetëm para tri javëve.
Back to top Go down
 
Del për cigare në ballkon, bllokohet në brekë e bluzë
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Pse bjondina kur meson del ne ballkon

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Kuriozitete-
Jump to: