!!!!....Forum-Shqip....!!!!!

!!!!....Forum-Shqip....!!!!!
 
HomePortalCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
lumi-g

avatar

Numri i postimeve : 70
Join date : 2009-06-20

PostSubject: Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë   Sat Jun 20, 2009 11:53 am

Babait indian të cilit ia ka falë Zoti vetëm shtatë vajza deri para 35 vitesh kishte vendosur të mos hedhë asnjë pikë uji në trupin e tij. Një magjistar i kishte thënë aso kohe se do t’i lindte djalë nëse nuk do të pastrohej.
Kailash “Kalau” Singh nga një fshat indian nuk ia ka ndier erën sapunit tashmë 35 vite, e pastrimin me ujë e zëvendëson me të ashtuquajturën higjienë e zjarrtë. Çdo natë qëndron në njërën këmbë pranë zjarrit, pi marihuanë dhe i lutet Zonjës Shiva, shkruan gazeta indiane “Hindustan Times”.

“Kjo është e njëjtë sikur të pastroheni me ujë”, u ka sqaruar gazetarëve Kalau sepse, gjoja, zjarri i shkatërron bacilet dhe infeksionet.

Kalau dikur ka udhëhequr një dyqan, mirëpo i ka ra biznesi sepse njerëzit nuk kanë dashur të hyjnë për shkak të, siç kanë thënë ata, “parimeve të sëmura” të tij.

Tani plaku 65-vjeçar Kalau ende nuk ka djalë. Punon fushat afër aeroportit lokal, në nxehtin më të madh mban nga dy jelekë dhe thotë se nuk do të pastrohet derisa të zgjidhen të gjitha problemet kombëtare.
Back to top Go down
View user profile
 
Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
!!!!....Forum-Shqip....!!!!! :: Multimedia & Tema te ndryshme :: Kuriozitete-
Jump to: